“Jam shumë i trishtuar që arritëm në këtë pikë”, befason princ Harry

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princ Harry ka thyer heshtjen pas vendimit që ai mori për të hequr dorë nga titujt mbretërorë. Ai ka folur në një eveniment bamirësie për shoqatën “Sentebale”, e themeluar nga vetë Harry dhe nga princi Seeiso del Lesotho në vitin 2006 në nder të Dianës, një shoqatë që ka për qëllim të ndihmojë të sëmurët me Sidë.

Mbi vendimin e tij dhe të Meghan ai është shprehur: “Përpara se të filloj, duhet të them që vetëm mund ta imagjinoj atë që keni dëgjuar apo lexuar javët e fundit. Prandaj dua që ta dëgjoni nga unë të vërtetën. Jo si një princ, as si një dukë, por si Harry, i njëjti person që shumë nga ju e kanë parë të rritet në 35 vitet e fundit, por me një perspektivë të qartë’.

‘Jam rritur duke dëgjuar mbështetjen e shumë prej jush-ka thënë duke ju drejtuar mbështetësve të shoqatës bamirëse- dhe ju kam parë teksa ju prisnit krahë hapur Meghan, duke më parë që kisha gjetur dashurinë dhe lumturinë që kisha shpresuar për të gjithë jetën. E di që më njihni mjaftueshëm mirë për t’ju treguar mbi faktin që gruaja që zgjodha për bashkëshorte ka të njëjtat vlera si unë dhe me të cilën jam i dashuruar’.

“Të dy do të bëjmë të pamundurën për të nderuar flamurin dhe për të zhvilluar rolet tona për këtë vend me krenari. Pasi u martuam, Meghan dhe unë ishim shumë të emocionuar, besimplotë dhe ishim këtu për të shërbyer-ka vazhduar Harry. ‘Për të gjitha këto arsye jam shumë i trishtuar që arritëm në këtë pikë.

Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time për të bërë një hap mbrapa nuk është një vendim i marrë me lehtësi. Ka pasur muaj të tërë diskutimesh dhe shumë vite luftë. E di që jo gjithmonë kam pasur të drejtë, por në këtë pikë ku arritëm nuk kishte tjetër opsion”, ka përfunduar ai.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV