Rama nesër në Romë, takim me kryeministrin italian

Nga Ukraina në Itali. Kjo është axhenda e kryeministrit Rama.

Ai do të vizitojë nesër Italinë, Ndalesa e tij do të jetë në Romë,

Në 10:30 kryeministri Rama do të ketë një takim me homologun e tij italian Conte.

Turi i vizitave të Ramës duket se do të jetë goxha i ngjeshur gjatë këtij viti, si kryeministër por edhe kryesues i presidencës së OSBE.

Shefi i qeverisë shqiptare sapo u kthye nga një vizitë dy ditore në Ukrainë.