Pompeo: Do vizitoj Ukrainën së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se së shpejti do të niset drejt Ukrainës, por pa dhënë asnjë datë mbi vizitën e tij të planifikuar në këtë vend me rëndësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Presidentit Donald Trump në Senat.

Do të shkoj në Ukrainë së shpejti” tha zoti Pompeo gjatë një interviste për kompaninë mediatike Bloomberg gjatë vizitës në Kingston të Xhamajkës.

Komentet e tij vijnë ndërsa në Senat po mbahen deklaratat e hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve. Senati i udhëhequr nga republikanët duhet të vendosë nëse do të largojë ose jo nga detyra Presidentin Trump, ndaj të cilit muajin e kaluar Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët ngriti akuzat për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve të Kongresit.

Demokratët e kanë akuzuar zotin Trump se ka ushtruar presion ndaj autoriteteve në Ukrainë për të nisur një hetim ndaj ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, një rival politik i tij si dhe pengim të hetimit që po kryente Kongresi mbi këtë çështje.

Në fillim të këtij muaji zoti Pompeo shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, i cili kishte për qëllim të ripohonte mbështetjen amerikane për këtë vend, për t’u përqëndruar tek situata në Irak pasi demonstrues sulmuan ambasadën amerikane atje.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj ndaj rebelëve të mbështetur nga Rusia si dhe për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Moska në vitin 2014./VOA

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV