Tërmeti/ Rama: Fatura e dëmeve arriti 1 miliard euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatura e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntor arrin në 1 miliardë euro. Vlera e dëmeve e deklaruar nga kreu i qeverisë Edi Rama është shumë e më madhe se vlerësimi fillestar, i cili u deklarua në rreth 600-700 milionë euro. Dëmet materiale që la pas tërmeti janë gati 10% të prodhimit të Brendshëm Bruto (vlerës së mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një vit).

Deri tani nga buxheti i shtetit janë alokuar për rindërtimin rreth 200 milionë euro. Shterimi i banorëve që kanë mbetur në qiell të hapur mbetet në dorë të donatorëve.

Shifra e dëmëve të tërmetit është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, ka dhënë një shifër tepër të lartë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama i ka thënë ministrit italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro, sipas videos të publikuar nga ERTV. “Raporti do të jetë gati për pak ditë, por deri tani është përllogaritur rreth një miliard”, ka pohuar kryeministri.

Në takim është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ku qeveria shpreson që të mbledhë fonde për rindërtimin.

Di Maio ka pohuar se një miliard është shumë, por ka shtuar se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje.

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV