Video/ Avioni mbushet me tym, pasagjerët bërtasin të tmerruar

Në videon e publikuar mund të dëgjohen pasagjerët duket bërtitur e duke qarë në momentin kur tymi përhapet në kabinën e avionit. Tymi filloi të mbushte kabinën pak çaste pasi Boeing 737-800 u ngrit nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti.

Fluturimi për në Londër kishte disa minuta në udhëtim pasi piloti shpalli një emergjencë dhe u kthye në aeroportin e Otopenit.

Fluturimi ishte raportuar të nisej në orën 6:40 të mëngjesit, por ai u vonua për shkak të një problemi teknik të avionit i cili nisej para tij.

169 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit më pas hipën në një aeroplan zëvendësues, i cili u nis rreth katër orë më vonë.

Shkaqet e incidentit të ndodhur po hetohen nga grupet përkatëse./Fjala.al/Burimi:The Indipendent