Billie Eilish flet për vetëvrasjen që donte të bënte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është ndonjë habi  të dëgjojmë se edhe njerëzit me famë botërore kanë çregullime të humorit të tyre, ose edhe psikologjike. Një nga këto personazhe është edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish.

Billie Eilish dha një intervistë për The Gayle King Grammy Special që u transmetua të enjten në CBS, ku foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.

“Isha kaq e palumtur,” tha Billie. “Isha e palumtur dhe pa jetë.”

Në intervistë, Gayle shpjegon se “fama po i rëndonte shumë mbi shpatulla” adoleshentes. “Nuk dilte dot në publik pa rënë në sy dhe shumica e shoqërisë, që s’e kuptonte jetën e Billie-t, iu largua. E vetmuar dhe e izoluar, Billie ra në depresion.”

“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

Billie Eilish u shpreh: “Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”

Këngëtarja pranoi se rreshti “dua t’i jap fund vetes” në këngën “bury a friend,” dikur kishte kuptim të mirëfilltë.

“Është një fragment në një nga këngët e tua kur thua se do t’i japësh fund vetes. Kur e dëgjova, shpresova mos ta kishe vërtet për veten,” tha gazetarja. Billie iu përgjigj. “Për veten e kisha, por edhe rimonte.”

https://youtu.be/poSQ7knBI2g

Sidoqoftë, 18-vjeçarja që është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, ka folur dhe më parë për depresionin dhe lëndimin e vetes. Billie thotë se tani u gjendet pranë fansave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe i nxit të mos bëjnë diçka që s’e zhbëjnë dot.

Lexo edhe :  Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

“I kap nga shpatullat dhe u them, ‘Të lutem kujdesu për veten, trajtoje mirë veten. Mos hidh hapin tjetër dhe mos lëndo veten,’” tha Eilish. “Është diçka që s’e zhbën dot.”

 

Të fundit

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Lajme të tjera

Web TV