FOTO/ “Ta dua shpirtin”, Rike Roçi del publikisht me të dashurin boksier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja shqiptare dhe njëkohësisht ish banore e Big Brother, Rike Roçi ka konfirmuar tashmë lidhjen e saj me boksierin Kristian Prenga.

Roçi u bë shumë e famshme për të gjithë sportdashëit kudo, pas famës që mori në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.

Dy të rinjtë ishin përfolur prej kohësh në media për lidhjen midis tyre, mirëpo konfirmimi ka ardhur në datën e lindjes së boksierit.

Modelja ka uruar personin e zemrës përmes një postimi në “Instagram”, ku dhe ka shprehur dashurin për Kristianin.

“Të uroj që Zoti të ndriçoj jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin.”-shkruan Rikja në foton ku shfaqet e përqafuar nga Kristi, i cili qëndron i ulur në makinë./Fjala.al/

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV