Ndryshon trajneri i Francës, presidenti i FFF-s kërkon Zidane-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja e Francës është duke parë mundësitë për të zëvendësuar trajnerin Didie Deshampin dhe duket se favoriti është tekniku i Real Madrid Zinedine Zidane. Ky lajm është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Gre.

Zidane është përfolur edhe më parë për të marrë drejtimin e kampionëve të botës, por ai zgjodhi të kthehej në “Santiago Bernabeu” vitin e kaluar.

“Ditën që Didie vendos të largohet apo kontrata e tij të mos rinovohet, nëse Zidan do të jetë i disponueshëm në atë periudhë, ai do të jetë kandidati për këtë rol”,-u shpreh Lë Gre për televizionin “Canal+”.

Ndërsa, tekniku aktual i francezëve, i cili është bashkuar me “Les Bleus” në vitin 2012 ka rinovuar sërish kontratën që parashikohet të zgjasë deri në përfundim të Botërorit të Katarit në 2022-in.

“Kemi Botërorin e Katarit. Didier do të jetë atje dhe ndoshta më pas nuk e di”,-tha ndër të tjera  presidenti i FFF-s.

Vetë Deshamp e ka përkrahur kërkesën e presidentit të FFF-së dhe ka dalë pro marrjes së drejtimit të Kombëtares nga ish shoku i tij i skuadrës.

Zidane dhe Deshamp fituan Kupën e Botës si lojtarë të Francës në vitin 1998, përpara se ish-trajneri i Juventusit të udhëhiqte vendin e tij drejt Botërorit të 2018-ës në Rusi./Fjala.al/

Të fundit

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV