Shkon në 14 numri i viktimave, Pacolli: FSK e gatshme të ndihmojë Turqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur në 14 numri i viktimave nga tërmeti me magnitutë 6.5 që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë. Ndërkohë 225 persona kanë mbërritur në spitale për të marrë mjekim dhe dy prej tyre raportohen në gjendje më të rëndë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej për shkak se shumë persona ndodhen të bllokuar nën rrënoja.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka shprehur gatishmërinë e Forcave të Sigurisë për të ndihmuar Turqinë.

“Jemi duke e ndjekur nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura”, ka shkruar Pacolli në ‘Twitter’.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Elazig, në juglindje të vendit, ndërsa thellësia ishte 10 km.

Tërmeti i parë i regjistruar rreth orës 19:00, që ishte edhe më i fuqishmi, u pasua nga dy pasgoditje të forta, përkatësisht 5.4 dhe 5.1.

Të fundit

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV