Soros u shpall luftë diktatorëve aktualë e atyre që do vijnë, jep 1 mld $

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi amerikan dhe aktivisti liberal, George Soros është zotuar për investimin e 1 miliard dollarëve në krijimin e një rrjeti nëpër universitete në gjithë botën, me qëllim të ofrimit të ndihmës për shoqërinë civile, në një botë që po drejtohet nga “dikatorët aktualë dhe ata në ardhje”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka synuar të kritikojë liderët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Filantropi 89-vjeçar ka thënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se përpjekjet e tij për krijimin e këtij rrjeti shënojnë projektin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Soros ka thënë se humanizmi është në pikë kthese dhe se vitet në vijim do të përcaktojnë fatin e udhëheqësve të tillë si presidenti amerikan, Donald Trump apo ai kinez, Xi Jinping.

“Ne po jetojmë në një moment transformues në histori. Mbijetesa e shoqërive të hapura është në rrezik teksa përballemi me një rrezik edhe më të madh: ndryshimet klimatike”, ka thënë miliarderi.

Soros njihet si kritik i ashpër i Trump. Ai u thënë gazetarëve në fund të fjalimit se presidenti amerikan është “mohues i klimës”, si dhe ka kritikuar politikat e tij për ekonomi.

Soros ka thënë se projekti i tij i ri, Rrjeti Universitar për Shoqëri të Hapur do të jetë një platformë ndërkombëtare për mësim dhe kërkim, të cilit mund t’i qasen të gjitha universitetet në botë./rel

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV