Studim/ Meshkujt shtojnë në peshë kur bëhen prindër, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënat e reja shtojnë në peshë gjatë 9 muajve të shtatzanisë dhe kanë tendencën që të përpiqen ti humbasin gjatë muajve të ardhshëm. Por një studim ka treguar se edhe meshkujt kanë tendencë të shtojnë në peshë. Dallimi i vetëm është se ata shtojnë në peshë pasi të sapolindurit e tyre të jenë në shtëpi.

Të bëhesh baba ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e burrave, ata përjetojnë një lloj të ri të dashurisë, bëhen më të përgjegjshëm dhe flenë më pak orë gjumë. Studimi i cili u krye nga Dr. Craig F Garfield nga universiteti i Amerikës Veriperëndimore, i publikuar në “American Journal of Men’s Health”, doli në përfundimin se burrat shtojnë në peshë kur bëhen baba për herë të parë.

A Study Found That Men Start Gaining Weight When They Become Dads

10.2254 burra morën pjesë në studim gjatë viteve të tyre të adoleshencës, duke filluar nga  20-30 vjeç. Hulumtimi filloi që në vitin 1994 kur ky grup shkencëtarësh filloi të ndjekë hapat e personave që morën pjesë në studim, të cilët në atë kohë ishin 12 vjeç.

Për 20 vjet, ekspertët panë peshën e pjesëmarrësve, statusin martesor dhe numrin e fëmijëve që ata kishin, deri në vitin 2014 kur të gjithë ata ishin 32 vjeç.

A Study Found That Men Start Gaining Weight When They Become Dads

Pas 20 vjetësh, studiuesit mblodhën dhe analizuan të gjitha informacionet dhe zbuluan se indeksi i masës trupore të një njeriu lidhet drejtpërdrejt me atësinë.

Doktor Garfield shpjegoi se burrat fitojnë peshë natyrshëm sepse metabolizmi i tyre ngadalësohet me moshën, por shkencëtarët vunë në dukje se burrat, indeksi i masës trupore i të cilëve u rrit në mënyrë drastike, ishin ata që u bënë baba. Ajo që është gjithashtu interesante është se burrat pa fëmijë ose ruajtën peshën e tyre ose humbën peshë gjatë studimit 20 vjeçar.

Lexo edhe :  1911 - Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

A Study Found That Men Start Gaining Weight When They Become Dads

Kur një burrë ka një fëmijë për herë të parë, familja e tij bëhet përparësia për të. Përgjegjësitë e reja mund ta shkëpusin atë nga vetë-kujdesi i mëparshëm që ai ishte mësuar. Transformimi i mënyrës së tij të të jetuarit dhe zakonet ndikon gjithashtu në peshën e tyre. Sidoqoftë, edhe prindërit që nuk jetuan me fëmijët e tyre gjithashtu fituan peshë shtesë, edhe pse jo aq shumë dhe jo aq shpejt sa ata që jetuan me fëmijët e tyre./Fjala.al/Burimi: Bright Side

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV