Studim/ Ndërtesat e larta rrisin aktivitetin e qelizave të trurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arnold J Wilkins, profesor i psikologjisë në universitetin e Essex ka treguar sesi ndikojnë peizazhet urbane te truri ynë. Gjatë mijërave vjetëve, truri i njeriu evoluoi duke përpunuar në mënyrë efektive skenat e botës natyrore. Por “xhungla” urbane paraqet një sfidë për trurin, për shkak të modeleve të përsëritura që përmban.

Image result for ndertesa te larta

Skenat urbane prishin rregullin e natyrës: ato kanë tendencë të shfaqin modele të përsëritura, për shkak të përdorimit të zakonshëm të tipareve të njëjta të projektimit (siç janë dritaret, shkallët, kangjellat). Modele të tilla të rregullta rrallë gjendjen në natyrë.

Related image

Për shkak se këto modele të përsëritura të arkitekturës urbane prishin rregullin e natyrës, është e vështirë për trurin që t’i përpunojë. Duke qenë se nuk janë të lehta për t’u përpunuar, janë edhe më pak të përshtatshme për t’u parë. Prandaj edhe sipërfaqet me vija ose shkallët elektrike mund të shkaktojnë dhimbje koke ose kriza epileptike.

Për të studiuar më mirë rastin, u ndërtuan modele të thjeshta kompjuterike për të matur aktivitetin e qelizave nervore në momentin që shohim imazhe të natyrës dhe imazhe te arkitekturës urbane. Modelet u ndërtuan nga profesorë të University of Essex, University of Lincoln dhe University of St. Andrews.

Image result for ndertesa te larta

Pas studimit të rastit, profesorët arritën të masnin aktivitetin e qelizave të trurit. Sipas tyre, kur shiheshin peizazhe urbane, aktiviteti i qelizave nervore rritej. Me fjalë të tjera, imazhe të tilla kërkojnë më shumë kohë që truri t’i përpunojë.

Hulumtimi doli edhe në përfundimin se në 100 vitet e fundit, projektimi i ndërtesave është bërë gjithnjë e më pak komod për t’u parë.

Një tjetër mënyrë për të studiuar ndikimin që kanë ndërtesat urbane në tru është përdorimi i oksigjenit. Përmes vëzhgimit me dritë me infra të kuqe, studiuesit arritën në përfundimin se kur njerëzit shohin pamje që i shmangen natyrës, rritet përdorimi i oksigjenit në tru.

Lexo edhe :  Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

Image result for ndertesa te larta

Për aq kohë sa dhimbja e kokës ka tendencën të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i oksigjenit, kjo shpjegon pse disa dizajne na japin dhimbje koke.
Personat që vuajnë nga migrena janë më të ndjeshëm ndaj modeleve të përsëritura të ndërtesave. Shumë njerëz që përballen me dhimbjet e migrenës e kanë të pamundur të punojnë nëpër zyra.

Të fundit

DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan,...

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e...

‘WhatsApp’prezanton funksionin e ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message...

“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

"Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan". Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli...

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do të jenë më pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV