Superliga/ Çfarë pritet të ndodhë në javën e 19-të, datat dhe oraret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një jave me trazira në ndeshje, akuza ndaj arbitrave dhe dënime të lojtarëve e trajnerëve nga Federata Shqiptare e Futbollit, kampionati më i madh i këtij sporti në vendin tonë, Kategoria Superiore rikthehet sërish.

Java e 19-të e Superligës do të zhvillohet në dy ditë, më 25 dhe 26 janar që përkojnë dhe me ditët e fundjavës.

Nesër në orën 14:00 do të startojë në Korçë ndeshja e parë, ajo midis skuadrës së Skënderbeut dhe vlonjatëve të Flamurtarit. Korçarët e vendit të tetë vijnë në këtë ndeshje pas fitore 3-2 që morën me përmbysje ndaj kampionëve aktual të Superligës, ndërsa Flamurtari i vendit të fundit nga ana tjetër vjen pas humbjes me Vllazninë me rezultatin 2-0 dhe bllokimit të merkatos nga FIFA.

Në orën 17:00 në Shkodër do të luajnë Vllaznia me Laçin, ku kurbinasit  do të tentojnë të marrin fitoren e radhës për t’u ringritur sërish në vendet e para.

Ndërsa, ditën e djelë do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera, ku Teuta, e cila në këtë sfidë vjen pas humbjes me Laçin do të presë në shtëpi në orën 16:00 skuadrën e Bylisit, që në ndeshjen e fundit u mund me rezultatin 2-1 nga skuadra e Tiranës, në një përballje shumë të diskutuar.

Po në të njëjtën orë Tirana do të luajë sërish në stadiumin “Selman Stërmasi”, por këtë herë me Luftëtarin e Gjirokastrës. Kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas katër fitoreve radhazi dhe duket se skuadra e trajnerit Egbo është në rrugën e fitoreve të tjera.

Gjirokastritët e vendit të nëntë të kategorisë nga ana tjetër morën një barazim me skuadrën e Kukësit, që nga ta u cilësua si i padrejtë, pasi u diskutua një gol i anuluar dhe një penallti që nuk iu dha skuadrës së Luftëtarit.

Lexo edhe :  Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

E cilësuar si supersfida e javës, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luajnë skuadra e Kukësit me atë të Partizanit. Vendi i parë i Superiore do të presë kampionët ende në fuqi në një ndeshje që pritet të japë shumë. Megjithatë duhet theksuar se java e 18-të nuk ishte më e mira për asnjë prej tyre, pasi Partizani u mund në Korçë me rezultatin 3-2, ndërsa verilindorët e patën shumë të vështirë që të merrnin një barazim nga Luftëtari./Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Lajme të tjera

Web TV