Takimi Kukësi-Partizani, dalin çmimet e biletave për tifozat e “Demave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Demat” e Partizanit do të luajnë ditën e djelë supersfidën e javës së 19-të me skuadrën e Kukësit në stadiumin “Air Albania”, në takimin që do të zhvillohet në orën 19:00.

Klubi i të kuqve të kryeqytetit kanë publikuar vendet e planifikuara për tifozerinë e tyre në stadium si dhe çmimet e biletave të cilat variojnë nga 500 lekë të reja minimumi deri në 2000 lekë të reja.

Skuadra e Partizanit vjen në këtë takim pas humbjes me rezultatin 3-2 ndaj skuadrës së Skënderbeut në Korçë, ndërsa Kukësi pas barazimit 0 me 0 me Luftëtarin në Gjirokastër.

Rikujtojmë se java e 18-të e Superligës u mbyll me një sërë diskutimesh dhe akuzash ndaj vendimeve të arbitrave.

Ndërkohë, në njoftimin e faqes zyrtare të Partizanit përfshihen dhe vendet ku mund të blihen biletat e kësaj ndeshjeje.

Njoftimi i Partizanit:

FK KUKËSI – FK PARTIZANI

E DIEL 26 JANAR ORA 19:00

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat e “Air Albania Stadium” ku do të akomodohet tifozeria e kuqe do të jenë:

Biletat në Tribunën Qendrore: Sektorët W105, W106 dhe W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën mbrapa porte: Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat mund t’i gjeni në këto pika:

– Dyqani “Joma” pranë godinës ETC kati dytë, rruga e Elbasanit.

– Pika pranë stadiumit Selman Stërmasi.

– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil.

#PërjetMeTyPartizan?/Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV