Tërmeti/ Konfirmohen viktimat e para në Turqi, vazhdojnë kërkimet për të bllokuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur pasi Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.5. Por autoritetet paralajmëruan se numri i atyre që kanë humbur jetën do të rritet pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja. Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me shpejtësi në spital, ku janë vendosur nën kujdesin e mjekëve.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, i cili konfirmoi numrin e të vdekurve, tha se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë me shpejtësi për nxjerrjen nga rrënoja të personave të bllokuar.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Elazig, në juglindje të vendit, ndërsa thellësia ishte 10 km.

Tërmeti i parë i regjistruar rreth orës 19:00, që ishte edhe më i fuqishmi, u pasua nga dy pasgoditje të forta, përkatësisht 5.4 dhe 5.1.

10 ndërsa u shembën në qendër të qytetit Elazig, ndërkohë që mediat raportojnë për dëme të shumta edhe në fshatrat përreth.

500 mijë njerëz llogaritet se i kanë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, Irak, Liban, Izrael dhe Greqi.

Dy tërmete të tjera në Turqi, dalin videot kur ndërtesat lëkunden frikshëm

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV