Jeni në një lidhje toksike? Ja shenjat që mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjesh balancën në një lidhje duket se është një sfidë më vete. Shpesh herë mund ta gjejmë veten në një lidhje toksike dhe kjo marrëdhënie na ën t ndjehemi të pakënaqur dhe minojnë vlerat tona vetjake.

Kjo ndodh pasi gjithmonë kemi tendencën ta shohim partnerin me sytë e zemrës, ama e vërteta është shumë larg.

Gjatë gjithë kohës, jeni ju ajo që jepni më shumë në këtë lidhje dhe asnjëherë nuk merrni diçka në këmbim. Jo vetëm gjëra materiale, por jeni aty gjatë gjithë kohës për të dashurin tuaj, ndërkohë që ai nuk ka të njëjtin përkushtim ndaj jush.

Të japësh dhe të marrësh në një lidhje

Edhe në lidhjen më perfekte, nuk ka një bilanc të barabartë mes asaj që japim dhe asaj që marrim. Njëri nga partnerët është gjithmonë më i kujdesshëm ndaj tjetrit dhe kjo gjë mund të jetë edhe e dukshme. Mirëpo, ka edhe nga ata që e marrin për të mirëqenë që partneri/partnerja janë të kujdesshëm dhe nuk përpiqen të japin më shumë. Në fillim, ndihma juaj mund të vlerësohet, por më pas bëhet diçka e zakonshme. Ata mund të fillojnë të përfitojnë nga ju dhe kështu përfundoni duke i zgjidhur problemet e tyre gjithmonë.

Shenjat që tregojnë se ju jeni ai/ajo që po bëni më shumë në një lidhje:

-Ju ndiheni përgjegjës për partnerin tuaj dhe ndjeni nevojën për t’i ndihmuar ata.
-Për çdo problem që kanë, ju mendoni se ata nuk do të mund ta përballojnë pa ju. Ndjeni që partneri do të ishte i humbur pa ju dhe nuk mund ta lejoni të ndodhë diçka e tillë.
-Nevojat e partnerit tuaj vijnë së pari. Ju shpenzoni shumë kohë për problemet e tij dhe shpesh vendosni mënjanë problemet dhe përgjegjësitë tuaja.
-Ju mendoni se nëse nuk do ta ndihmoni më partnerin tuaj, ata nuk do të duan ta vazhdojnë lidhjen me ju.

Të fundit

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV