Koronarovirusi “zbarkon” në Australi, konfirmohen rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronarovirusi është paraqitur tek 4 persona në Australi të cilët së voni kishin vizituar Kinën, ku edhe është përhapur ky virus, deklaruan

Autoritetet zyrtare të Australisë konfirmojnë se koronarovirusi wshtw konstatuar te 4 persona qw sapo ishin kthyer nga Kina.

Nga të dhënat e para mësohet se tre burra të moshës 53,42 dhe 35 vjecare u lajmëruan në spitalin e Sidneit me këtë virus. Dy nga ta kishin udhëtuar nga qyteti Vuhan ku koronarovirusi ka shënuar përhapje të madhe.

Rreth 830 njerëz janë infektuar me koronavirus në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur. Autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit.

Zyrtarët shëndetësorë në Australi paralajmëruan se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe në vend.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha përmes një njoftimi të shtunën se shteti ka siguruar 10 milionë maska për t’u mbrojtur nga virusi.

Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve, transmeton rel.

Virusi i ri mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3. Raste me këtë lloj virusi janë raportuar edhe në SHBA, Singapor, Malajzi, Japoni, Kore jugore.

Të fundit

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV