Rita Ora thyen një tjetër rekord në Mbretërinë e Bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rita Ora shënon shumë suksese në karrierën e saj si këngëtare. 30-vjeҫarja me origjinë shqiptare vazhdon të kryesojë në top 10 këngët zyrtare më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer rekordin si këngëtarja me më shumë këngë solo në këtë renditje e duke lënë pas Taylor Swift dhe Mariah Carey.

Në këtë postim në Instagram, të bërë nga fansat e Ritës, tregohet se bazuar në një kalkulim të bërë për këngët më të dëgjuara në Angli, artistja shqiptare dominon me këngët e saj në historinë e Top 10-shes më të mirë.

Kështu, bukuroshja shqiptare lë pas shumë këngëtare të famshme në fushën e muzikës. Vetë Rita e ka shpërndarë këtë informacion në Instagram dhe padyshim që ky fakt e ka lumturuar pamasë atë.

Rita Orës i mjaftuan 8 vite për të arritur një sukses të tillë. Pas debutimit në 2012-n, ajo po triumfon edhe mbi prodhimet muzikore të këngëtareve anglezë.

Aktualisht, ajo po shijon shansin e të qenit pjesë e jurisë gjykuese në spektaklin muzikor dhe shumë premtues “The Masked Singer”. Gjithashtu, 30-vjeҫarja po merret me xhirimet e një projekti të ri muzikor dhe sigurisht është e angazhuar edhe në fushën e marketingut, mundësi që deri tani ka rezultuar e frytshme për karrierën e saj.

Të fundit

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Çfarë po përpiqet të arrijë Trump me tarifat?

Shtëpia e Bardhë “lëkundi” marrëdhëniet me disa nga partnerët e saj më të afërt tregtarë. BE-ja, për shembull, do t’i nënshtrohet tarifave prej 20%, ndërsa...

Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës, temperaturat zbresin në -4 °C

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë. Duket...

Qetësi, privatësi dhe ‘magji’! 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër…

Kur viziton një destinacion jashtëzakonisht të njohur, si mund të sigurosh edhe privatësinë dhe qetësinë maksimale njëkohësisht? Duke u akomoduar në “parajsën” tënde personale. Në...

Lajme të tjera

Web TV