Tërmeti/Ambasada e Shqipërisë në Turqi: Jemi në gatishmëri të plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha agjencitë e lajmeve janë më ‘sytë’ nga Turqia pas tërmetit me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter.  Tërmeti i fortë që ra të premten në mbrëmje goditi provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit turk, Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

Të fundit

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi...

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë,...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Lajme të tjera

Web TV