Unaza e Re/ ARRSH: Plani i ri për menaxhimin e trafikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit po hartojnë një plan të ri për menaxhimin e trafikut ne kryeqytet.  Autoriteti Rrugor Shqiptari ka njoftuar në faqen tij zyrtare se në kuadër të fillimeve të punimeve për “Rehabilitimin e Segmentit Rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1”, po hartohet ditë pas dite plani i ri i menaxhimit të trafikut.

Sipas ARRSH, së bashku me Bashkinë e Tiranës, Policinë Rrugore dhe kontraktorin e punimeve plani në fjalë do të vihet në zbatim në ditët në vijim.

Më shumë se 8 muaj nga skandali që përfshiu projektin e Unazës së Madhe me kompaninë DH Albania, nuk ka ende një datë se kur do të nisin punimet në këtë segment që është kthyer në stres për qyterarët. Minsitria e transportit së bashku me Autoritetin Rrugor thonë se puna do të nisë shpejt por pa dhënë një afat konkret. Projekti i Unzës së Madhe të Tiranës është një investim i nevojshëm për ti dhënë frymarrje trafikut në hyrje të kryeqytetit, por ky projekt shkaktoi një debat të fortë lidhur me kostot e larta me të cilat ai do të ndërtohet.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV