Vrasja në Astir/ Dishi zbulon konfliktet me viktimën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosmarrëveshjet mes dy shokëve, Vilson Tafçiut  dhe Noel Dishi, njëri viktima e tjetri i dyshuar si autor, kanë nisur dy vjet më parë dhe kanë vijuar deri natën në vrasjes.

Në dëshminë e tij para gjykatës, në seancën e caktimit të masës së sigurisë, i dyshuari ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ka shoqëruar për më shumë se dy vjet ‘dy shokët”.

Noel Disha, vrasësin e dyshuar të Vilson Tafçiut ka treguar për togat e zeza përplasjet mes tij dhe shokut. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Dishi ka deklaruar se ai u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Burimet bëjnë të ditur se se ai i mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit.

Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

Debatuam dhe Vilsoni më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra.”, tha Dishi.Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia.

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV