10 shqiptarët më të kërkuar në Angli, në krye të listës ushtari i Bahrajve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtarakët që dezertuan tri vite më parë, tashmë gjenden në krye të listës së të shumëkërkuarve në Britaninë e Madhe. Ata janë emra të njohur e bashkë me 6 shtetas të tjerë shqiptarë, përbëjnë top 10-e më të kërkuar në ishull. Të dhënat janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta “Sunday Express”, investigimi i së cilës jo vetëm iu publikon foto por edhe lajmëron shtetasit e vet të mos iu afrohen sepse ata janë rrezik.

Po kush janë personat që i kërkon Britania?!

Kryeson listën një i shumëkërkuari i joni, në fakt. Është ish-ushtarak dhe bëhet fjalë konkretisht për Admir Dekovin, nga Shkodra. Autoritetet e hetimit në vend e kanë akuzuar se është autori i vrasjes së shokut të vet. Madje të dhënat e para dy viteve e lidhën emrin e Admirit me një sërë ngjarjesh të rënda në Shkodër. Ngjarja për të cilën akuzohet ish-ushtaraku, i cili u dyshua si ushtar i Bahrajve, është edhe zhdukja e dajë e nip. Po pas arratisë së tij, në vitin 2017, nuk u fol më asgjë në lidhje me këtë zhdukje. Dekovi është autori i vrasjes së të riut Edmir Nilaj, të cilit i ra me një plumb pistolete në kokë. 21-vjeçari qëndroi në koma për më shumë se 4 muaj duke humbur jetën më pas. Katër persona u shoqëruan për atë ngjarje të ndodhur në një lokal nate ku ish-komandoja ishte edhe truprojë. Në dëshminë e tyre u tha se Edmiri i kishte akuzuar ata për një telefon dhe se më pas truproja e kishte qëlluar me pistoletë. Admir Dekovi, sot e asaj dite u zhduk. Britanikët e Scotland Yard pretendojnë se ai strehohet në Angli.

9 të tjerët

Po ashtu në listë, veç ushtarakëve që dezertuan misionin dy vite më parë gjendet e një emër proverbial i kërkimit në të gjithë botën. Është Ilir Kumbaro. Gjendet i 8-ti në listën e gazetës. Ai tashmë është 66 vjeç dhe vazhdon të jetë i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë. Në fakt Kumbaro iku nga Shqipëria nën akuzën e rëndë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës, ngjarje që ka ndodhur 25 vite më parë. Ai hyri në Britani me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit, një banor i Prizrenit dhe me të mundi të triumfonte mbi drejtësinë vendase. Ai u ndalu, u gjykua dhe fitoi lirinë. Kumbaro, një prej kokave të ish-SHISH në vendin tonë, u largua nga Shqipëria 8 vite më parë duke marrë me vete edhe të vërtetën e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë në tri dekada.

Lexo edhe :  Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Një tjetër emër i njohur në botën e krimit në vend, po që ka ikur herët është edhe Kadri Hoxha. Autoritetet vendase e lidhin emrin e tij me një prej bandave më famëkeqe të `97-s në vend dhe mendohet të jetë autori i një vrasjeje mizore bashkë me Avni Metrën. Ky i fundit, i konsideruar si kreu i bandës së asaj kohe është arrestuar katër vite më parë në Angli, me qëllim ekstradimi, pasi të dy vrasjet janë kryer në Burrel dhe viktimat janë dy vëllezër. Po ashtu Hoxha akuzohet edhe për vrasje në Angli.
Njëkohësisht, në këtë listë prej 7 vitesh gjendet edhe emri i një tjetër shtetasi shqiptar. Ata e akuzojnë për prostitucion, por në vendin tonë ai ka dalë i pafajshëm pasi drejtësia jonë hodhi poshtë dëshminë e një vazje nga Fieri se ishte shfrytëzuar prej tij për 5 vite. Bëhet fjalë për Hysni Sokolajn, sot 47 vjeç, nga Tropoja. Por britanikët pretendojnë se i kërkuari i tyre është i akuzuar për të njëjtën vepër edhe nga një femër në Angli.

Lista e të kërkuarve sipas “Sunday Express”

1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç
4- Renild Ajazi, 27 vjeç, komando, u arratis nga një mision trajnues në 2017. në Mbretërinë e Bashkuar.
5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç, komando, u arratis nga misioni trajnues në 2017, në Mbretërinë e Bashkuar.
6- Ylber Kotri, komando, u arratis nga misioni trajnues në 2017, në Mbretërinë e Bashkuar.
7- Aleksander Shkulaku, komando, u arratis nga misioni trajnues në 2017, në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç, kërkohet për prostitucion
10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje. N.k/Fjala.al/

Të fundit

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Lajme të tjera

Web TV