BE, 1.5 milionë euro për Shqipërinë, përfitojnë 12 bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE ka akorduar një fond prej 1.5 milionë eurosh për nxitjen e punësimit në Shqipëri dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Përfituese janë 12 bashki në rang vendi, të cilat në bashkëpunim me shoqërinë civile, kanë nisur  zbatimin e 71 projekteve të fokusuara kryesisht në sektorë si turizmi; fuqizimi ekonomik i të rinjve, përfshirja sociale, mbrojtja e mjedisit, demokracia vendore,  barazia gjinore etj.

Shuma financiare me të cilën është mbështetur  secili projekt nuk e kalon vlerën maksimale prej 17 mijë eurosh dhe vlerën minimale prej 11 mijë eurosh.

Programi (ReLOaD), është një iniciativë rajonale e cila financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Programi ka filluar zbatimin në 1 shkurt 2017 dhe do të përmbyllet në datë 31 janar 2020. Qëllimi i tij është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në Shqipëri, programi ka vendosur partneritet me 12 bashki: Dibra, Durrësi, Elbasani, Librazhdi, Lezha, Përrenjasi, Përmeti, Tropoja, Shkodra, Tirana, Roskoveci dhe Korça.

Në total  Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financuar nga BE, kap një vlerë prej 10 milionë eurosh, me 200 projekte të mbështetura dhe me 38 mijë qytetarë që kanë përfituar.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV