Sërish trazira në Mal të Zi, disa të plagosur dhe të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Podgorica është përfshirë mbrëmjen e djeshme në trazira. Kanë qenë anëtarë të komunitetit serb që janë përplasur në policinë teksa kjo e fundit po mundohej të hiqte një mural nacionalist.

Ngjarja ndodhi në lagjen Zlatica të kryeqytetit malazez ku një grup njerëzish ishin vënë “në mbrojtje” të muralit ‘trengjyrëshi’ (trengjyrëshi simbolizon flamurin nga koha e mbretit malazez Nikolla, që ishte një mbështetës i madh i serbëve).

Policia bëri disa herë thirrje për shpërndarjen e grupit, por ata u kundërpërgjigjen me mjete piroteknike. Në këtë moment filloi përplasja me policinë, për të zgjatur deri rreth orës 23:00, kur turma u shpërnda.

Disa qytetarë, përfshirë tre policë, kanë mbetur të lënduar nga përplasja, ndërsa raportohet edhe për disa të arrestuar.

Situata në Mal të Zi është tensionuar midis autoriteteve dhe komunitetit serb, kryesisht pas miratimit të Ligjit për lirinë e besimit fetar. Ligji parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat Kisha Ortodokse nuk mund të dëshmojë se kanë qenë të sajat edhe përpara vitit 1918, kur Mali i Zi u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene.

Kisha Ortodokse në Mal të Zi është në varësi të Kishës serbe, ndërkohë që serbët i frikësohen rënies së rolit të kishës në jetën sociale dhe politike të vendit.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV