Tirana, Vlora, Elbasani e kishin shpallur në kërkim, arrestohet “super-mashtruesi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas i Kosovës është arrestuar si rezultat i një operacioni të organizuar nga Policia e Korçës.

L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, ishte shpallur në kërkim nga Policitë e Vlorës, Elbasanit, Tiranës dhe Fierit pasi akuzohet për disa raste mashtrimi. Madje, në Vlorë 31 vjeçari është dënuar me 2 vite burg.

–        Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10,000 euro.

–        Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

–        Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

–        Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit

BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh...

Kur drita nuk mjafton

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më...

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Avokatët kërkuan ndryshimin e...

Programi bërthamor i Iranit, ja historiku

Përgatiti: Leonard Veizi Programi bërthamor i Iranit që nga fillimet e tij ka qenë ndër çështjet më të ndjeshme dhe kontroverse të gjeopolitikës ndërkombëtare. Rrënjët...

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Terhan?

  Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan. Janë aq...

Lajme të tjera

Web TV