Serbia duhet të na kërkojë falje për krimet e 300 viteve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adi Krasta 

Marrëdhëniet mes eksponentëve aktualë të politikës së Shqipërisë e të Kosovës nuk e kanë as luksin dhe as kohën të degjenerojnë në zënka banale egosh narciziste. Do na duhet të pranojmë se të gjithë aktorët janë të përkohshëm. Kështu ishte Bolton. Vetë presidenti Trump është me mandat të përcaktuar. Kështu është i dërguari i posaçëm Grenell i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri të përshkruar saktësisht nga Paul Richter. I përkohshëm, madje me shumë se të tjerët është kryeministri i Shqipërisë. Ai i Kosovës gjithashtu. Të momentit janë presidente e negociatore.

Nuk duhet të na hutojë retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura të nivelit të lartë. Në fund vendimet duhet t’i marrë populli i Kosovës.

Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet e të paktën 300 vjetëve të fundit ndaj shqiptarëve. Të pranojë pa asnjë kusht mëvetësinë e Kosovës. Pastaj le të flitet për marrëveshje të përbashkëta apo hyrje në BE. Minishengeni është krijim artificial dhe nuk i bëhet si dhuratë një vendi që ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgjë nga një Minishengen i përkohshëm dhe i pajustifikuar. Shqipëria gjithashtu nuk fiton asgjë që nuk e ka. Prioriteti i Shqipërisë është Kosova. Nuk mund te jete asnjë vend tjetër.

Njerëzit e politikës se marrëveshjeve të shpejta nuk duhet të helmojnë marrëdhënien brenda familjes shqiptare. Nuk duhet tua lejojmë.

Ne Shqipëri duhet të rritet fuqia kritike. Në Kosove nuk duhet të bien pre’ e gjuhës së gjate të politikaneve të përkohshëm. Është konfirmuar në shekuj se ata janë të aftë të shkaktojnë më egoizmin e tyre dëme të parregullueshme.

Le te mbajmë sytë tek topi ynë dhe loja jone!

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV