Tërmeti trondit Bubqin pas mesnate, autoritetet e kanë braktisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti duket se nuk ka të ndalur në vendin tonë. Pas një lëkundje të ndodhur orëve të pasdites së djeshme një tjetër është dëgjuar në një nga zonat më të prekura nga ai i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave mësohet se jë tërmet me magnitudë 3.6 ballë ka rënë gjatë natës në vendin tonë. Ai ka rënë në fshatin Bubq të Fushë Krujës në orën 1.40 minuta pas mesnate në thellësinë 34 km.

Nuk ka raportime nëse tërmeti ka pasur pasoja, por kujtojmë se fshati Bubq tashmë është i goditur nga tërmeti dhe shumica e shtëpive janë të dëmtuara që nga 26 nëntori 2019.

Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë në kontejnerë  ose çadra në oborret e shtëpive të shkatërruara.

Kjo zonë është ndër më të prekurat dhe ndër më të anashkaluarat nga ana e autoriteteve shtetërore. Në atë zonë kanë hyrë vetëm njerëz që kanë investuar me aq sa kanë patur por asnjë e dhënë shtetërore nuk i ka kategorizuar se popullsi në situatë të vështirë pas tërmetit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali...

Ndërhynë në Lumin Vjosë duke shkaktuar 3 mln lekë dëm/Prokuroria dërgon në gjyq 3 persona

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në lumin Vjosa dhe kanë shkaktuar një dëm prej...

Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me 3 vëllezër, plagosin të voglin

Një konflikt fizik mes 5 personave, tre vëllezër nga fshati Fllakë dhe babë e bir ka përfunduar me përdorimin e armëve në orët e...

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në këtë video, me rreth të...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

Lajme të tjera

Web TV