Të paktën 46 persona kanë vdekur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në juglindje të Brazilit.
Shërbimet e urgjencës së vendit thanë që 28 persona të tjerë janë të humbur, shtatë janë plagosur rëndë dhe 20,000 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas një seri shembjesh të ndërtesave. Në mesin e atyre që humbën jetën janë dhe dy fëmijë.
Guvernatori i Shtetit, Gustavo Zema shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 47 qytete, një masë që synon të lehtësojë ndihmën federale për katastrofën. Më shumë shi parashikohet në ditët në vijim në qytetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo.
Pyjet u shkatërruan dhe lumenjtë u ndotën, kjo njohet si tragjeda më e madhe industriale në Brazil. Gjiganti i minierave “Vale” dhe auditori gjerman “Tüv Süd” tani përballen me akuza për vrasje në lidhje me vdekjen e 16 personave që punonin për kompanitë, por edhe me dëme mjedisore.
Vale është akuzuar se nuk ka raportuar shenja paralajmëruese përpara se diga të përfshinte kantinat, zyrat dhe fermat./Fjala.al/Burimi: The Sun