“Virusi u krijua në SHBA”, teoritë konspirative për coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dokument i cili tregon se coronavirus ka qenë i patentuar në vitin 2003 është marrë si dëshmi se epidemia aktuale nuk e ka origjinën në fund të vitit 2019. Në fakt kjo patente ka lidhje me coronavirusin , i cili shkaktoi SARS në vitin 2003.

Sipas autoriteteve shëndetësore kineze dhe ndërkombëtare, virusi në Kinë ka origjinën e tij nga qyteti Wuhan por në rrjete socile ka filluar të përflitet se coronavirus e ka origjinën diku tjetër.  Publikimet, të cilat qarkullojnë veçanërisht në Facebook, përmendin një ekstrakt të shkurtër të një patente e dalë në Shtetet e Bashkuara në 2003.  Në bazë të këtij dokumenti shumë mendojnë se coronavirus është ndërtuar me qëllim në vitin 2003.

Komente të ndryshme spekulojnë se virusi skadon në Janar të 2020 dhe është përhapur me qëllim që të shiten vaksinat.

” Coronavirus nuk është i ri, ai është krijuar në vitin 2003 në Sh.B.A dhe se çuditërisht diçka duhet të ndodhë këtë 24 janar të vitit 2020! “, -shkruhet në njërin prej komenteve.

“Coronavirusi është një virus i patentuar amerikan që skadon në 23 Janar 2020. Pra, çfarë mund të jetë më mirë sesa të filloni një epidemi për të shitur vaksinat e tyre para skadimit.”, thuhet në një tjetër.

Pse këto komente mund të jetë të gabuara?

“Coronavirusi” i patentuar është një virus tjetër i së njëjtës familje.

Patenta ka të bëjë me coronavirus dhe në të vërtetë daton nga 2003, ashtu siç pretendon botimi në Facebook por ky virus ka të bëjë me SARS-CoV. Dokumenti, pra, nuk ka asnjë lidhje me virusin aktual.

Përsos të tjerash coronavirus është një term i përgjithshëm i cili përcakton një lloj të caktuar të virusit. Coronaviruset janë një familje shumë e madhe e viruseve të cilat mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të sëmundjeve të njeriut.

Lexo edhe :  Çfarë po përpiqet të arrijë Trump me tarifat?

Patentimi i një virusi nuk të bën “krijues” të tij.

Një sqarim tjetër i rëndësishëm është se “patentimi” i një virusi nuk do të thotë që amerikanët e kanë krijuar atë. Patenta e paraqitur nga shkencëtarët në 2003 nuk ka për qëllim të mbrojë një shpikje, por të pohojë se ato janë të parat që kanë izoluar me sukses këtë virus në laborator.

Përsa i përket akuzës për “fillimin e një epidemie për të shitur vaksinat e tyre para skadimit”, është një aludim i cili nuk korrespondon me realitetin, pasi aktualisht nuk ka vaksinë për epideminë aktuale të coronavirus 2019- Ncov./Fjala.al

Burimi: Le Monde

Të fundit

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që...

Fanellë speciale, Inter bashkëpunon me Valentino Rossin

Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë...

Akullnajat austriake mund të zhduken

Ekspertët paralajmërojnë se akullnajat, dikur të mëdha të Austrisë, mund të zhduken pothuajse plotësisht në të ardhmen e afërt për shkak të ndryshimeve klimatike. Për...

Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës, afër  Karystos në Greqi, konkretisht...

BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?

Lufta tregtare e Donald Trump tani duket se po merr një drejtim të qartë dhe duket se kundërshtari i tij kryesor nuk është askush...

Lajme të tjera

Web TV