Negociatat, Kurti e Mustafa flasin në praninë e diplomatëve të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, rreth orës 16: 30 të ditës së martë, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, për ku është paralajmëruar se do të mbahet edhe një takimi tjetër i tyre.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e di nëse në këtë takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ftuar Kurti. Ne do të shkojmë në takim. Në rast se vijnë ambasadorët, do ta mbajmë takimin. Nëse jo, të shohim pastaj”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar që LDK-ja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj, duke thënë se zgjidhja të cilën e ka ofruar kjo parti është zgjidhja që funksionon dhe që u ofron të dyja palëve partneritet të fortë dhe balancim të pushteteve.

Rreth orës 18:00, në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë dhe të ambasadave të vendeve të Quint-it.

Në takimin e Kurtit dhe Mustafës, janë duke marrë pjesë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadori i Gjermanisë, Christian Held, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Francës dhe të ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Vendet e Quint-it, më herët, kanë thënë përmes një deklarate se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë, gjatë procesit të formimit të qeverisë.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV