Transferimi i Kumbullës, Napoli e Verona arrijnë marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Napolit dhe ajo e Veronës duket se kanë rënë dakord për marrëveshjen e kalimit të Marash Kumbullës.

20 milionë euro plus 4 milionë të tjera bonos është marrëveshja e vendosur për transferimin e shqiptarit te Napoli.

Duket se ekipi i Napolit është i interesuar për lojtarët shqiptar, kjo për shkak sepse menjëherë pas kalimit të Amir Rrahmanit Kumbulla i bashkohet ngjyrave të kësaj skuadre.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve italiane pritet që të kryhet dhe një takim tjetër midis drejtuesve të klubit dhe agjentit të 19-vjeçarit për të finalizuar termat e kontratës.

Napoli ka rënë dakord me klubin e Veronas, por nuk ka diskutuar ende me lojtarin për kushtet e këtij të fundit.

Tjetër shqiptar që aktivizohet te Napoli është dhe kapiteni i Kombëtares sonë Elseid Hysaj, i cili në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij me Juventusin tregoi një formë të lakmueshme nga të gjithë./Fjala.la/

Të fundit

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë"...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV