Kërcënojnë drejtorin e Manchester United, e kërkojnë të vdekur

Policia ka nisur një hetim mbi një sulm ndaj shtëpisë së drejtorit ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodward. Rreth 20 veta të cilët mendohet të kenë qenë tifozët e Manchester United, janë fotografuar teksa i vënë flakën shtëpisë së tij.

Ata, spërkatën me bojë të kuqe hapësirën brenda pronës së tij dhe më pas u panë të hidhnin bomba drejt banesës, ndërsa u dëgjuan të thërrisnin “ai do vdesë”.

Woodward, gruaja e tij dhe dy fëmijët e vegjël nuk kanë qenë brenda pronës në kohën e incidentit. Fatmirësisht askush nuk u dëmtua, dhe zyrtarët e kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Fjala.al