Tërmeti/ Dalin hartat, ja ku do ndërtohet për të pastrehët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si ka kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit qeveria ka miratuar hartat ku parashikohet të ndërtohen banesa për të prekurit nga ky tërmet.

Ende nuk një faturë reale të dëmeve, por kreu i qeverisë ka premtuar se fatura përfundimtare do të jetë gati në 4 shkurt.

Vendimi në fletoren zyrtare vlerëson si zona të përshtatshme për të rindërtuar në Bashkinë e Krujës në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut, Bashkinë e Kurbinit si edhe njësinë administrative Laç. Janë publikuar tre hartat ku do të rindërtohet për të strehuar banorët e mbetur pa strehë nga tërmeti i  26 nëntorit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit caktohet si njësi zbatuese për këtë zonë, për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe të çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

Për zbatimin e ndërtimit ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

Ndërsa në zonën e Laçit përcaktohet Enti Kombëtar i Banesave, si njësi zbatuese për të bërë kërkesën për nisjen e procesit për shpronësimin ose shkëmbimin në zonën e re për zhvillim.

Të fundit

Pesë vrasje në 48 orë në Kosovë! Shkaqet: nga fajdet te parkimi

Kosova është tronditur nga pesë vrasje në 48 orë, ndërsa vetëm në ditët e para të gushtit janë shënuar...

Gafa e Trump! Kujton se Alaska është tokë ruse

Për Donald Trump, Alaska mund të jetë tokë ruse. Në dy raste gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan u ngatërrua, duke thënë...

Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77...

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t'i bashkohet Ronaldos...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV