Tërmeti, jepen këshilla si të ruhemi, por qytetarët s’kanë ku të mbrohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti mbrëmë ktheu sërish ankthin kryesisht në zonat që janë prekur më shumë nga lëkundja e 26 nëntorit. Edhe pse pretendohet se janë paslëkundjet e asaj date, lëkundja e mbrëmshme ishte e fortë dhe mjaft kërcënuese. Për këtë shkak janë aktivizuar në media një mori ekspertësh të cilat janë përpjekur të japin këshillat e tyre që lidhen me reagimin e një momenti të tillë.

Një nga këshillat më të domosdoshme është dhënë nga sizmiologu Edmond Dushi i cili iu bën thirrje shqiptarëve mos të qëndrojnë para pallateve kur dalin jashtë shtëpie, pasi rreziku është po kaq evident sa të jesh brenda. Madje sipas tij nuk duhet qëndruar në asnjë vend ku ka pemë, shtylla apo gjëra që janë të lidhura me tokën, po a e ka Tirana në ndonjë vend një hapësirë të tillë?

Katër udhëzimet e tij janë:

1- Në momentin që ndodh tërmeti duhet të gjejmë pikat më të forta të strukturës së objektit ku jeni. Është e kotë të vraponi sepse koha e lëkundjes është e vogël, çështje sekondash. Pastaj me kalimin e lëkundjes kryesore, në mënyrë të qetë dhe të organizuar duhet të dalim nga objektet.

2- Evitoni në mënyrë kategorike ashensorët.

3- Mos qëndroni në sheshet poshtë pallateve apo në mjedise poshtë pallateve pasi jemi prapë të rrezikuar nga objektet që bien nga katet e sipërme ose nga vetë struktura e objektit.

4- Qëndroni në zona të hapura sa më të çliruara nga ndërtesa apo pemë e shtylla, që janë objekte të futura në tokë dhe mund të ndikohen gjatë valëve sizmike.

Por në këto udhëzime, asnjë prej ekspertëve nuk tregojnë se ku duhet të qëndrojnë kryesisht banorët e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, ku thuajse përqindja më e madhe e sipërfaqes është e mbushur me kulla, pallate shumëkatëshe dhe ndërtesa po të tilla. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

 

 

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV