VIDEO/A po shkaktohen tërmetet nga dora e njeriut? Flet inxhinierja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teoritë e shumta konspirative se shumica e tërmeteve janë shkaktuar nga dora e njeriut janë përhapur anembanë botës.

Shumica e këtyre teorive e lidhin me sistem amerikan Haarp, shpimet për naftë apo edhe shpërthime të ndryshme që prodhojnë tërmete si ato që kanë prekur vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, ku tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar la pas 51 të vdekur.

Profesorja e gjeofizikës në Universitetin e Kornellit, Katie Keranen, e cila ka drejtuar një studim për shtimin e madh të tërmeteve në Oklahoma, thotë se tërmeti i 5 nëntorit, të vitit 2011, në Oklahoma u shkaktua nga kërkimet për naftë. Por, a shkaktohen vërtet tërmetet nga dora e njeriut?

Profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo shprehet se tërmetet mund të shkaktohen nga dora e njeriut vetëm në rastet kur ndodh një shpërthim i madh bërthamor në një thellësi të caktuar të tokës. Në rastin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Durrës dhe paslëkundjeve të tij, Bozo thotë se ky është një fenomen krejtësisht natyror.

Nuk e di, nga dora e njeriut vetëm nëse bëhet ndonjë shpërthim bërthamor i jashtëzakonshëm. Domethënë diku në një thellësi të caktuar bëjnë një shpërthim të jashtëzakonshëm bërthamor i cili imiton një tërmet të fuqishëm. Por këto teori nuk i besoj. Këto janë fenomene natyrore që ndodhin në mënyrë periodike. Kështu është e gjithë historia e rruzullit tokësor”  u shpreh ajo./Fjala.al/

Luljeta Bozo:3-4 vjet rresht thosha se pritet një tërmet si ai 26 nëntorit 

Profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo është shprehur se ka rreth 3-4 vjet rresht që ka thënë se Shqipëria pritet të goditet nga një tërmet shkatërrimtar si ai i 26 nëntorit të vitit të kaluar që i përngjan atij të 1979-s.

Lexo edhe :  Rama niset drejt New York, i ftuar në dasmën e Aleks Sorosit

E pyetur në studion e ‘News 24’ se përse nuk e ka bërë publike këtë deklaratë, por vetëm ia ka komunikuar studentëve të saj, Bozo tha se nuk ka dashur të krijojë panik te njerëzit.

Pse nuk e thatë publikisht znj. Bozo?

Ua kam thënë studentëve. Po ta thosha publikisht do të panikoseshin më keq njerëzit. Deri më sot shkenca nuk ka arritur që të parashikojë tërmetet.

Po ajo që parashikuan në Turqi se do të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm…

Ata janë bazuar në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Ndoshta në Stamboll po afrohet periudha për të rënë një tërmet si ai që ra tek ne. Ata e bazojnë diku këtë thënie, por që se kur mund të bjerë asnjëherë nuk i dihet./Fjala.al/

Të fundit

Teherani injoron thirrjen e Trump, raketat godasin ambasadën e SHBA në Izrael

Raketa iraniane goditën sërish Izraelin në orët e para të së hënës, duke dëmtuar Ambasadën Amerikane, mes thirrjeve për...

Ministeriali i Evropës Juglindore, agjenda e ditës së sotme! Ja rrugët që do të bllokohen

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë, e hënë, 16 qershor 2025. Ministria e...

Bekim Fehmiu, legjenda shqiptare e filmave të huaj

Ai njihet si aktori më i famshëm ndër shqiptarët. Luajti në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe u hodh në Evropë ku më së...

Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohem PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Në një...

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Çmimet e naftës vazhduan të rriten ndjeshëm të dielën, duke shtuar rritjen prej 7% nga java e kaluar, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit...

Lajme të tjera

Web TV