Artan Hoxha: Ja si më telefonoi trafikanti i rrezikshëm i drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga personat e dyshuar që ka urdhëruar pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, Dritan Rexhepi ka qenë një nga njerëzit më të shumëkërkuar nga Interpoli.

Ai dyshohet si personi përgjegjës për transportin e sasisë së kokainës, nga e cila lindi konflikti mes vëllait të Jan Prengës dhe grupeve kriminale.

Dritan Rexhepi rezulton se përdor edhe dy identitete të tjera, Gramoz Rexhepi dhe Lulzim Murataj. Gazetari Artan Hoxha tregon një episod me këtë person, kur ky i fundit e kishte telefonuar në 2017, duke iu prezantuar me emrin ‘Gramoz Rexhepi’.

Rexhepi i cili është duke vuajtur dënimin me burg në Ekuador që prej vitit 2014 pasi është kapur me një sasi prej 240 kg kokainë, ka telefonuar Hoxhën duke i kërkuar llogari për një shkrim të gazetarit ku ishte përmendur emri i tij.

Në vitin 2017 kur po bënim një emision për kanabisin iu thashë që kanabisi është gjë e vogël para trafikut të kokainës dhe grupet tona janë aq përpara sa kur ta marrim ne vesh do fillojmë të mbledhim kufomat. E kam thënë në darkë të premten në orën 10. Të nesërmen në orën 11 paradite kam qenë në Vlorë po pija kafe dhe më bie në telefon një numër që nuk e njihja. Nuk e hapa në fillim po kur mori për herë të dytë pash prefiksin që nuk e njihja e hapa. Më tha: Jam Gramoz Rexhepi nga Quito, ke bërë një shkrim ku ke përmendur emrin tim. Në atë moment e fika telefonin”, tha gazetari Artan Hoxha në ‘Opinion’.

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV