Brexit/ Nga gotat me shampanjë e der tek lotët, si u prit vendimi në PE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian aprovoi ditën e djeshme marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson. Me një votim përfundimtar Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian.

Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e ‘Marrëveshjes së Tërheqjes’, me 621 vota pro të mërkurën në mbrëmje.

Sic shkruajnë dhe mediat britanike në parlament kishte skena emocionale ndërsa po njoftohej rezultati, me eurodeputetë që japin duart njeri-tjetrit në shenjë solidariteti, disa që përqafohen, disa festojnë me gota shampanje por kishte edhe nga ata që po qanin.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Frage përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet më kurrë”.

Disa eurodeputetë të tjerë britanikë thanë se shpresojnë që Britania e Madhe të kthehet sërish një ditë në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes “ishte vetëm një hap i parë” drejt partneritetit të ri midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Të dyja duhet të bashkojmë forcat në fusha të tilla si ndryshimi I klimës dhe të të kërkojmë një partneritet akoma më të ngushte pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar.”, u shpreh Ursuala von der Leyen./Fjal.al

https://streamable.com/wwt1h

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV