Coronavirus dhe lajmet e gënjeshtërta për origjinën e sëmundjes  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më tani, më shumë se 100 njerëz kanë gjetur vdekjen nga coronavirusi. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 4,500 dhe autoritetet kanë njoftuar planet për të shkurtuar udhëtimet në Kinën kontinentale për të ndaluar përhapjen.

Por ndërkohë që virusi është përhapur në Kinë dhe thuajse në gjithë botën, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me informacionin, disa prej tyre të pakonfirmuara. Gjithashtu nuk kanë munguar as komplotet e shumta, që nga shpërthimi i virusit e deri te mekanizmi i përhapjes.

Në këtë drejtim, ekipi i Monitorimit i rrjetit televiziv BBC ka hedhur një vështrim se nga kanë ardhur të gjitha, përcjell Telegrafi.

‘Supa e lakuriqëve’

Që në fillim njerëzit spekuluan në internet në lidhje me origjinën e coronavirusit. Kjo u shoqërua nga një mori videosh që thuhej se po tregonin se si njerëzit kinezë hanë lakuriqë mes shpërthimit vdekjeprurës në Wuhan. Një video e tillë tregonte një grua kineze që mban një shkop, përpara se të shijonte gjellën “si mishi i pulës”.

Videoja shkaktoi zemërim në internet, me disa përdorues që fajësojnë zakonet kineze të ngrënies për shpërthimin. Por, sipas BBC, videoja nuk u bë në Wuhan, madje as në Kinë. E filmuar fillimisht në vitin 2016, ajo tregon blogeren e njohur të udhëtimit Mengyun Wang gjatë një udhëtimi në Palau, një arkipelag në Oqeanin Paqësor.

Pamjet u shfaqën në mediet sociale pasi raste të coronavirusit u shfaqën në Wuhan në fund të vitit të kaluar.Pas reagimit në internet, zonja Wang kërkoi falje, duke thënë se ajo ishte “thjesht duke u përpjekur për të prezantuar jetën e njerëzve lokalë” para audiencës dhe nuk e kishte ditur që lakuriqët mund të ishin një bartës i virusit. Videoja e saj është hequr që nga ajo kohë.

Lexo edhe :  Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Coronavirusi besohet të ketë “dalë nga jeta e egër” e tregtuar në mënyrë të paligjshme në një treg ushqimesh deti në Wuhan.Edhe pse lakuriqët janë përmendur në studimet e fundit nga Kina si një burim i mundshëm i virusit, supa e lakuriqit nuk është veçanërisht e zakonshme në vend dhe hetimet për origjinën e tij të saktë vazhdojnë. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Lajme të tjera

Web TV