Ç’po ndodh me Bashën dhe Berishën? I thërret Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim do të prezantohet sot me krerët e klasës politike, kryetarët e bashkive, prokurorë dhe gjyqtarë. Për këtë arsye, ajo ka thirrur në takim emrat kryesorë të politikës dhe gjyqësorit, ku bien në sy Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Në takimin që do të mbahet me rastin e prezantimit të ambasadores së re do të jetë e pranishme edhe ministrja e Ramës, Etilda Gjonaj.  Gjithashtu Kim ka ftuar edhe deputetë të tjerë të qeverisë dhe opozitës.

Nuk dihet ende nëse pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Ambasadorja e re amerikane e ka nisur me takime të ngjeshura axhendën e saj në Shqipëri, teksa pas takimeve individuale do të bëjë edhe një pritje për t’u prezantuar me krerët e politikës shqiptare dhe asaj të drejtësisë, dy sisteme ndaj të cilat Uashingtoni kërkon me ngulm që të pastrohen nga elementët kriminalë.

Yuri Kim i hyn me themel: Jemi përkrah SPAK-ut kundër krimit të organizuar

Vetëm pak ditë pasi zbarkoi në Shqipëri, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka dhënë mbështetje kategorike institucioneve të reja të drejtësisë që janë ngritur për të luftuar krimin e organizuar.

Pasi ambasadorja mori kredencialet nga presidenti Ilir Meta dhe takoi ministrat kyç të kabinetit Rama, Yuri Kim e ka shtrirë axhendën e takimeve edhe tek njerëzit e rinj të drejtësisë.

Ajo takoi fillimisht kryeprokurorin Olsian Çela, i cili gjithashtu mori mbështetjen amerikane në drejtimin e prokurorisë së përgjithshme, ndërsa sot Kim ka zbarkuar në zyrën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja.Ky institucion është edhe shtylla mbi të cilën do të ngrihet i gjithë procesi i hetimit, gjykimit dhe vendosjen përpara drejtësisë të ‘peshqve të mëdhenj.’ Këtij institucioni pritet t’i bashkohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të cilën amerikanët do të japin ndihmën teknike në mënyrë maksimale, pasi ajo do të jetë sipas modelit të FBI-së amerikane.Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruan në Facebook ambasada amerikane.

Të fundit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Qyteti i Nju Jorkut, metropoli i njohur për horizontin e tij ikonik dhe rrugët plot zhurmë, është edhe një...

Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Nga Namir Lapardhaja Idhujskalitës! Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin...

“Kostoja e jetesës në Shqipëri më e shtrenjta në rajon”, Xhafaj: Nuk duhet përgjithësuar…

“Sa e shtrenjtë është të jetosh në Shqipëri”, është kjo tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme e cila solli debate...

Euro në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Ditën e sotme ,19 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.1 lekë. Euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.6...

Ngrica dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat...

Lajme të tjera

Web TV