GJKKO shtyn vendimin për Berishën, seanca e radhës ditën e martë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas orësh të gjata seancë gjyqësore, Apeli i posacëm nuk e ka dhënë këtë të hënë një vendim lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në përfundim të gjykimit për ditën e sotme, Apeli i GJKKO me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi shty vendimin për mesditën e së martës.

Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se vendimi pritet të shpallet ditën e martë ora 11:00.

Ish-kryeministri, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion është nën hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, por ai refuzoi edhe këtë të hënë t’i përgjigjet thirrjes së SPAK

Njoftimi i gjykates:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00./E.T

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV