Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parmalentin Europian pasi një deputet grek ka grisur flamurin e Turqisë. Eurodeputeti Loannis Lagos, ka qenë pjesë e seancës në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë
Në momentin që deputeti grisi flamurin u shpreh se askush nuk do t’ia dijë për gjendjen e shtetasve grekë ndërkohë që Turqia bën çfarë t’i dojë qejfi.
“Nuk dëgjojmë nga askush këtu të flasë në lidhje me gjendjen e shtetasve grekë. Të gjithë flasin për refugjatët, çka do të ndodhë me të drejtat e shtetasve grekë? Nga ana tjetër është edhe Turqia, bën çdo gjë që dëshiron.
Në vendin tonë vijnë emigrantë në masë të madhe. Ja flamuri turk. Çka bëhet me të, griset dhe hidhet. Duhet t’i japim fund kësaj ”, reagoi Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë./Fjala.al