Detaje, kush janë të kërkuarit e Prokurorisë për zhdukjen e Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka vendosur nën sekuestro preventive resortin “Golden” në Shijak, që është në pronësi të familjes Hajri, dhe ku dyshohet se u vra Jan Prenga. Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër-arreste për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës, nga të cilat 5 kanë arritur të ekzekutohen, dhe 6 të tjerë ende jo.N ë pranga kanë rënë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij, Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri, 32 vjeç, Festim Bexhdili 30 vjeç, që u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe shoku i tyre Olsi Turja, 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Lidhur me ngjarjen dyshohen si porositës për pengmarrjen katër persona: M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE. G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

Të dyshuarit

  1. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të tetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se policia po kryen kërkime për gjetjen e trupit të Prengës në zonën e lumit Erzen, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të jetë hedhur në det, në vijën bregdetare të Kavajës. E vetmja provë që ka fundosur grupin është një kamer në garazh të resortit, ndërsa të tjerat i kanë shkatërruar. Pikërisht nga këto pamje, policia ka mundur të bëjë identifikuar 11 autorët e dyshuar të këtij krimi vërtet mafioz nga mënyra e ekzekutimit. Ka mundësi që Prokuroria e Tiranës të shpall moskompetencë për çështjen nëse ngrihet akuza për grup të strukturuar kriminal.

Lexo edhe :  I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Lirimi i Altin Hajrit

Është një nga emrat më të njohur të trafikut të heroinës në të gjithë Europën, por në vendin tonë ai asnjëherë nuk është hetuar për këtë trafik. Po ashtu mësohet se ai është edhe një person i akuzuar dhe i ndaluar për çështjen e një plagosjeje. Sipas të dhënave saktësohet se ka qenë Apeli i Durërsit që e ka lënë të lirë, por ai në fakt në momentin që u ndalua për një shkëmbim zjarri në Shijak, drejtuesit më të lartë të Policisë dhe të Ministrisë urdhëruan që  një drejtues policie të largohej nga detyra. Tashmë policia ka dalë në një konkluzion se Hajrin e ka liruar gjykata se policia e ka arrestuar, por ngjarja më e fundit dëshmon një anë të errët të të gjitha veprimeve policore që prej datës 17 janar.

Kërkimi i Astrit Prengës

Astri Prenga, vëllai i Jak Prengës, ndodhet në Britani të Madhe, dhe dyshohet se është pjesë e kartelave të drogës, i cili mund të ndihmoj për të zbërthyer grupin kriminal. Për këtë arsye, akuza e Tiranës ka nisur një letërporosi në drejtim të autoriteteve britanike për ndalimin e tij dhe marrjen në pyetje. Në këtë mënyrë pretendohet të zbërthehet dinamika e fillimit të konfliktit, mes grupeve kriminale që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Autoritet britanike akoma nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës. Burime nga akuza konfirmojnë se kjo është çështje orësh, ndërsa lokalizimi i tij në Britani pritet të bëhet shpejt. E gjithë pista e hetimeve të organit të akuzës është prishja e pazareve të drogës. n.k/Fjala.al

Të fundit

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së tyre. Dhe gjithçka ishte e...

Lajme të tjera

Web TV