“Prova të pakundërshtueshme se Prenga ka ndërruar jetë”, Policia reagon kundër mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka reaguar kundër raportimeve në media mbi ngjarjen ku mbeti i vdekur Jan Prenga. Në media janë hedhur dyshime edhe mbi reagimin e Policisë dhe hapave të ndërmarra pas njoftimit për rrëmbimin në Kamëz, si dhe për provat që dëshmojnë se Prenga ka ndërruar jetë.

“Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P.  ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete”, theksohet në deklaratë.

Policia thotë se kërkon “mirëkuptimin e gazetarëve dhe  analistëve që të mos publikojnë të dhëna  të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje”.

Reagimi i plotë

Sqarim për opinionin publik, në lidhje me pengmarrjen me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.  dhe punën e Policisë nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nisur nga publikimi i disa lajmeve në disa media vizive dhe të shkruara, në lidhje me  veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020, si dhe mbi spekulimin në lidhje me dinamikën e ngjarjes, informojmë opinionin publik se lajmet janë tërësisht të pavërteta.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit ka informuar publikun e gjerë nëpërmjet zëdhënësit të saj mbi ecurinë e veprimeve procedurale të kryera në vazhdimësi, në lidhje me pengmarrjen e shtetasit J. P.

Grupi i posaçëm hetimor,  pasi  siguroi  informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata  në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova  se shtetasi J. P. mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit A. H., banues në Shijak.

Lexo edhe :  Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Resorti”.

Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P.  ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit J. P.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të shtetasit J. P., kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe  analistëve që të mos publikojnë të dhëna  të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje.

Policia e Shtetit është e hapur për të bashkëpunuar me median dhe publikun, por gjithmonë në hapësirat e lejuara nga ligji dhe në interes të së mirës së përgjithshme.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV