The Economist na bën bilancin: Shqiptarët, të varfër dhe të moshuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenomeni i plakjes së popullsisë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, nxitur nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë. Por për fat të keq, Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në grupin e shteteve me popullsi të vjetër dhe të varfër njëkohësisht.

Sipas ‘Economic Demography Matrix’ shtetet mund të ndahen sipas katër profileve demografike të dallueshme: vende me popullsi të re dhe të pasur, vende me popullsi të vjetër dhe të pasur; vende me popullsi të vjetër dhe të varfër; dhe vende me popullsi të re dhe të varfër. Në grupimin e parë, të vendeve me popullsi të re dhe të pasur përfshihen vendet arabe, të cilët u pasuruan me shpejtësi në 50 vitet e fundit prej burimeve të naftës, ndryshe arit të zi.

Në grupimin e dytë, të vendeve me popullsi të pasur por të moshuar, përfshihen vendet e zhvilluara, Amerika e Veriut me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Amerikën e Jugut, vetëm Kili, pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian (kryesisht Perëndimore dhe Veriore), Japonia, Australia dhe Zelanda e Re. Në vendet me popullsi të re dhe të varfër, bëjnë pjesë kryesisht vendet e botës së tretë Meksika, Kolumbia dhe Venezuela, shumica dërrmuese e vendeve të Afrikës, vendet e lindjes së mesme, India.

Ndërsa në grupin ku bëjmë pjesë dhe ne, vende me popullsi të moshuar dhe të varfër, janë përfshirë pjesa më e madhe e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, të cilat përveç varfërisë, po vuajnë edhe ndryshimet demografike. Burimi Montor/Fjala.al/

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV