Zyrtare/ Berisha largohet nga Lacio dhe vesh fanellën e klubit gjerman

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha është larguar tashmë nga skuadra e Serisë A, Lacio dhe është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Fortuna Dyseldorfit.

Lajmi për kalimin e 26-vjeçarit në Bundesligë ka ditë që ishte bërë publikë,, mirëpo zyrtarizimi i tij ka ardhur ditën e sotme nga një konfirmim i vetë klubit përmes një postimi në “Twitter”.

Ai është transferuar te klubi i Fortuna Dyseldorfit në formë huazimi deri në fund të  sezonit, por me të drejtë blerjeje të kartonit.

Këtë sezon lojtari u aktivizua në 9 ndeshje të Lacios në të gjitha kompeticionet ku ky klub konkurron, por nuk ka dhënë maksimumin e tij./Fjala.al/