64 ushtarë amerikanë me dëmtime në tru pas sulmeve të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pentagoni njoftoi të enjten se 64 trupa amerikane pësuan lëndime të lehta traumatike në tru si rezultat i sulmeve që Irani bëri me raketa në dy baza ushtarake në Irak. Gjenerali i ushtrisë Mark Milley, tha se ushtarët janë diagnostikuar me një dëmtim të butë të trurit dhe se kushtet e lëndimit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Truri është një pjesë shumë e brishtë e trupit të një njeriu. Plagët e luftës mund të jenë serioze dhe jo serioze por kjo varet nga njeriu dhe aftësia e imunitetit të tij.”, u shpreh ai.

Nga 64 trupat e diagnostikuar me dëmtime në tru, 39 trupa u trajtuan dhe u kthyen përsëri në detyrë. Sulmi i bazës ushtarake amerikane në Irak, erdhi në shenjë hakmarrjeje në lidhje me sulmin me dron amerikan në 3 janar që vrau gjeneralin e lartë ushtarak të Iranit, Qassem Soleimani.

Më herët, Pentagoni tha se ishin 50 anëtarë të shërbimit të diagnostikuar me dëmtime në tru ndërsa në deklaratën fillestare presidenti Donald Trump u shpreh se nuk u dëmtua asnjë amerikan.

Sipas tij, lëndimet në kokë nuk janë aq serioze sa plagët e luftës dhe situata nuk është aq serioze sa paraqitet./Fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV