Kanabisi/ Çfarë po fsheh Edi Rama? Media italiane e nxjerr zbuluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht akuzave të kryeministrit Rama mbi median italiane se investigimi mbi rritjen e kanabisit në Shqipëri, televizioni publik italian Rai3 këmbëngul në qëndrimin e tij.

Sipas medias italiane, në Shqipëri janë rritur në mënyrë masive plantacionet me kanabis, gjë të cilën sipas RAI3 qeveria Rama e mban të fshehtë.

Gjatë një kronike të transmetuar ditën e sotme, Rai3 thotë se e ka të faktuar nga burimet e saj për rritjen e sipërfaqes së mbjellë, ndërsa nënvizon se Shqipëria nuk ka asnjë shifër zyrtare.

Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Evropë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojmë shifrat qe kemi nxjerrë”, thuhet në kronikën e Rai3.

Ndërkaq, menjëherë pas kronikës, ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Sipas tij, Rai3 konfirmoi shifrën e dhënë pak ditë më parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti.

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta! Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën. Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës”, shkruan Bardhi./Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV