Projektligji i ri/ Tani ndeshjet mund t’i ndiqni me “Kartën e Tifozit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar një projektligj të ri ku shihet se ka disa ndryshime dhe shtesa në lidhje më ndjekjen e ndeshjeve.

Në nenin 3 të këtij projektligji për sportin është bërë një shtesë ku për herë të parë në vendin tonë përfshihet koncepti i “Kartës së Tifozit”.

Kjo kartë duhet të përmbajë disa rregulla në lidhje me anëtarësisë, konsultimin, informimin, përdorimin e stadiumeve dhe tregtimin lidhur me shitjen e biletave.

“VI. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTLIGJIT

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 79/2017 “Për sportin” përbëhet nga 5nene.

Në këtë projektligj është parashikuar që në nenin 3 të ligjit të sportit të përfshihet

për herë të parë koncepti i “Kartës së Tifozit” e cila është një marrëveshje kontraktuale midis tifozëve dhe organizatës sportive. Në kartën e tifozit do të përcaktohen, të drejtat dhe detyrimet e organizatës sportive ndaj tifozëve të saj, si dhe anasjelltas, sanksionet lidhur me rastet e shkeljes së kësaj marrëveshjeje, si dhe rregulla lidhur mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë sportive brenda dhe jashtë vendit.

Karta e tifozit lëshohet nga organizata sportive, pas anëtarësimit të tifozit, sipas llojit të veprimtarisë sportive që kjo organizatë ushtron. Kjo kartë duhet të përmbajë rregulla lidhur me çështjet e anëtarësisë, konsultimin dhe informimin, aksesin dhe përdorimin e stadiumeve, sigurinë dhe mbrojtjen e spektatorit, tregtimin lidhur me shitjen e biletave, aktivitetet e adresuara komunitetit si dhe rregulla të tjera, kundër racizmit, dhunës, ksenofobisë, diskriminimit në futboll.

Projektligji parashikon që rregulli lidhur me procedurën dhe mënyrën për pajisjen me kartën e tifozit të përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizatës sportive.”-shkruhet në këtë projektligj./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV