Lirim Gula është shqiptari i parë që kalon oqeanin Atlantik me një varkë të vogël. Me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës dhe me banim në Angli, Gula e ndërmori aventurën për një mision shumë të veçantë, të mblidhte fonde për fëmijët që janë të sëmurë me kancer.
Shoku i tij i ngushtë ndërroi jetë pak vite më parë nga kanceri dhe për këtë arsye, Gula dhe tre shokë të tjerë lundruan për 36 ditë, 10 orë dhe 32 minuta me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë.