Bëhet bilanci i kulturës/  Në vitin 2019 u shënuan rreth 20 mijë botime!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instat ka bërë përmbledhjen e të gjithë aktivitetit kulturor në vend për vitin 2019 ku është shquar një rritje kryesisht në fushën e botimeve dhe të vizitave nëpër muze dhe kala. Për sa iu përket shfaqjeve numrin më të madh e ka patur TOB, ndërkohë që ajo që bie në sy është rritja e mbi 11 përqind në fushën e botimeve krahasuar me një vit më parë. Referuar të dhënave shihet se janë gati 20 mijë botime brenda harkut kohor të një viti, një shifër e madhe duke iu referuar numrit të popullsisë.  Më poshtë sjellim të plotë gjithë arritjet e një viti në fushën e kulturës.

Institucione qendrore të artit dhe kulturës

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 142 të tilla, 31 shfaqje më pak, krahasuar me tremujorin e katërt 2018-s. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019. Numri i shfaqjeve të realizuara ka ardhur në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme. Në tremujorin e katërt 2019, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është institucioni me numrin më të lartë të spektatorëve, me 26.567 të tillë, duke shënuar një rritje me 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky institucion ka numrin më të lartë të spektatorëve edhe në vitin 2019, me 70.647 spektatorë, 29,8 % më shumë, krahasuar me vitin 2018.

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni i dytë me numrin më të lartë të spektatorëve, për të dyja periudhat në fjalë. Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka pësuar një rënie të lehtë, nga 197 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërt të vitit 2018, në 187 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërt 2019. Rënia është në masën 5,1 %. Në vitin 2019, numri mesatar i spektatorëve për shfaqje është 199 spektatorë, nga 210 të tillë, që ishin në vitin 2018.

Lexo edhe :  Dhjetëra denoncime për ujin e ndotur dhe me erë në Tiranë, Krimi Ekonomik nis hetimet

Trashëgimia kulturore

Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt 2019 është 150.634 vizitorë, duke shënuar rritje me 12,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 59.020 janë vizitorë në muze, 44.002 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 47.612 janë vizitorë në parqe arkeologjike. Numri i vizitorëve në muze,kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2019 është 1.065.081, duke shënuar rritje me 6,7 %, krahasuar me vitin 2018.

Në tremujorin e katërt 2019, numri gjithsej i vizitorëve të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike është 74.109, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Në vitin 2019, numri i gjithsej i vizitorëve të huaj në institucionet e trashëgimisë kulturore është 585.350 vizitorë, 13,2 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Gjatë tremujorëve të vitit 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me tremujorët e vitit 2018, me përjashtim të tremujorit të tretë.

Biblioteka Kombëtare

Në tremujorin e katërt 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 25.000 njësi, 5,6 % më pak, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018. Numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare në këtë tremujor është 32.332, duke pësuar rritje me 35,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e katërt 2019 janë afishuar 1.180 tituj të rinj dhe 4.185 ekzemplarë të rinj. Numri i botimeve për vitin 2019 është 99.741 botime, duke shënuar rritje me 11,8 %, krahasuar me vitin 2018. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV